Pionier
Kurs live · 4 javëRegjistrimet hapur

Ndërto dhe shit app-in tënd me AI

Ndërto një app të vërtetë me AI: llogari përdoruesish, të dhëna në Supabase, pagesa dhe publikim në internet ose në dyqanet e aplikacioneve. Është e njëjta rrugë që ndjek Henry për produktet që ndërton dhe publikon vetë.

  • Llogari dhe të dhëna me Supabase
  • Pagesa me abonim ose të njëhershme
  • Publikim në web ose në App Store

Çmimi i themelimit deri më 11 janar

€249€335

rreth 22 700 lekë, pastaj €335

Fillon më 18 janar20 vende në grup

Nuk paguan tani. Rezervon vendin, merr një kod dhe të kontaktojmë me detajet e pagesës.

Shiko programin javë pas jave
  • Fillon: e hënë, 18 janar 2027
  • E hënë dhe e enjte, 19:00–20:30 (ora e Tiranës)
  • Live në Zoom · 4 javë, 8 seanca
  • Mesatar

Çfarë do të mësosh

4 javë, 8 seanca, një rezultat i vërtetë

Dy seanca live në javë, me ushtrime në seancë dhe një rezultat konkret në fund të çdo jave.

  1. 1

    Java 1

    Ideja dhe themeli

    • Një ide e vogël që mund të shitet
    • Përshkrimi i produktit: faqet, përdoruesit, pagesa
    • Next.js për web apo Expo për celular
    • Projekti bazë me Claude Code ose Cursor
    Rezultati i javës: Projekti yt i ngritur, me faqen e parë që hapet.
  2. 2

    Java 2

    Llogaritë dhe të dhënat me Supabase

    • Hyrja me email dhe me Google
    • Baza e të dhënave: tabela dhe lidhje
    • Row Level Security: secili sheh vetëm të vetat
    • Ruajtja e skedarëve dhe e imazheve
    Rezultati i javës: Përdoruesit hyjnë në app dhe ruajnë të dhënat e tyre.
  3. 3

    Java 3

    Pagesat

    • Stripe, Polar apo Paddle: cilin për një biznes nga Shqipëria
    • Abonime dhe pagesa të njëhershme
    • Webhooks: si e merr vesh app-i që dikush pagoi
    • Faqja e çmimeve dhe prova me karta testimi
    Rezultati i javës: Një pagesë prove që hap funksionet me pagesë.
  4. 4

    Java 4

    Publikimi dhe klientët e parë

    • Domeni, Vercel dhe variablat e mjedisit
    • App Store dhe Google Play me EAS (për Expo)
    • Analitika bazë: nga vijnë njerëzit dhe ku largohen
    • Faqja e prezantimit dhe si e tregon produktin
    Rezultati i javës: App-i yt live, me pagesat aktive, gati për klientët e parë.

Çfarë merr

Gjithçka që të duhet për ta çuar deri në fund

  • 8 seanca live në Zoom

    Mëson me instruktorin në kohë reale, në grup të vogël, dhe pyet sa herë që ngec.

  • Regjistrimi i çdo seance

    Nëse humbet një seancë, e shikon më vonë në pionier.al, sa herë të duash.

  • Projekt bazë i gatshëm

    Next.js ose Expo me Supabase dhe pagesat të lidhura, që e nis si pikënisje.

  • Rishikim i projektit tënd

    Henry e shikon app-in tënd para publikimit dhe të tregon çfarë të rregullosh.

  • Grup në WhatsApp ose Telegram

    Për pyetje mes seancave, me pjesëmarrësit e tjerë dhe me instruktorin.

  • 3 muaj qasje në bibliotekë

    Kurset e regjistruara të pionier.al, me ushtrime që i zgjidh në shfletues.

Në fund të kursit

Del nga kursi me produktin tënd live në internet: me llogari përdoruesish, të dhëna të ruajtura dhe pagesa që funksionojnë.

Për kë është

Për ata që duan një produkt live, jo vetëm një prototip

  • Ke një ide për produkt

    Dhe do ta shohësh live, me klientë që paguajnë, jo vetëm në letër.

  • Ke ndërtuar diçka me AI

    Dhe tani të duhen llogaritë, baza e të dhënave dhe pagesat.

  • Biznese që duan app-in e tyre

    Rezervime, porosi ose një portal klientësh, të ndërtuar nga ju.

  • Freelancer-ë

    Që duan t'u ofrojnë klientëve produkte të plota, jo vetëm faqe.

Çfarë të duhet para se të fillosh

  • Ke ndërtuar të paktën diçka të vogël me AI, ose ke ndjekur "Claude Code për jo-programues".
  • Laptop me Mac ose Windows ku mund të instalosh programe.
  • Abonim në një mjet AI për kod, si Claude Pro ose Cursor, gjatë kursit.

Çmimi

Një pagesë, pa abonim

Çmimi i themelimit · deri më 11 janar

€249

rreth 22 700 lekë

Për ata që rezervojnë herët.

Çmimi i rregullt · nga 12 janar

€335

rreth 30 500 lekë

Pas datës së themelimit, deri sa të mbushet grupi.

Paguan me linkun e Pago-s (me kartë) ose me transfertë bankare. Çmimi në lekë është i përafërt. Fatura për kompani me kërkesë. Rimbursim i plotë deri 48 orë pas seancës së parë.

Instruktori

Henry Rroga

Henry Rroga · pionier.al

Drejton të 8 seancat live në Zoom dhe u përgjigjet pyetjeve në grup.

Pyetje

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

A duhet të di të programosh?

Jo plotësisht, por kodi nuk duhet të të trembë. AI-ja shkruan pjesën më të madhe; ti mëson ta lexosh, ta kontrollosh dhe të marrësh vendimet. Nëse nuk ke ndërtuar asgjë ende, fillo me "Claude Code për jo-programues".

A mund të pranoj pagesa nga Shqipëria?

Po, me një ofrues që merret vetë me kartat dhe TVSH-në, si Polar ose Paddle. Në javën e tretë krahasojmë opsionet dhe çfarë të duhet për secilin.

Sa kushtojnë shërbimet?

Supabase dhe Vercel kanë plane falas që mjaftojnë për të filluar. Ofruesi i pagesave merr një përqindje nga çdo pagesë. Për App Store duhet llogaria e zhvilluesit e Apple, $99 në vit; për Google Play, $25 një herë.

A garantoni që app-i do të fitojë para?

Jo. Mëson të ndërtosh dhe të publikosh një produkt që pranon pagesa. Nëse shitet, varet nga ideja dhe nga puna jote pas kursit; të ndihmojmë të zgjedhësh një ide të vogël dhe të qartë për të filluar.

Si bëhet pagesa?

Rezervon vendin këtu dhe merr një kod (p.sh. PX-4821). Pagesa bëhet me një link nga Pago, me kartë, ose me transfertë bankare. Te shënimi i pagesës shkruan kodin, që ta lidhim pagesën me emrin tënd. Për kompani lëshojmë faturë me kërkesë.

Po nëse humbas një seancë?

Çdo seancë regjistrohet dhe e gjen në pionier.al pas seancës. Pyetjet e tua i sjell në seancën tjetër ose në grup.

Po nëse e kuptoj që nuk është për mua?

Ke rimbursim të plotë deri 48 orë pas seancës së parë. Mjafton të na shkruash.

Ndërto dhe shit app-in tënd me AI, grupi i 18 janar

Fillon më 18 janar20 vende në grup€249€335

Kurse të tjera

Mund të të interesojnë edhe këto

Të gjitha kurset

Fillon më 18 janar

20 vende në grup · €249€335