AI në punën e përditshme
Mëso të punosh me ChatGPT, Claude dhe Gemini si me një asistent: emaile në shqip dhe anglisht, dokumente, kërkime me burime dhe prezantime. Pa terma teknikë, me detyrat që bën çdo ditë në punë.
- Emaile dhe dokumente në pak minuta, me tonin tënd
- Kërkime me burime që i kontrollon vetë
- Një asistent AI i ngritur për punën tënde
Çmimi i themelimit deri më 16 nëntor
€89€119
rreth 8 100 lekë, pastaj €119
Nuk paguan tani. Rezervon vendin, merr një kod dhe të kontaktojmë me detajet e pagesës.
- Fillon: e hënë, 23 nëntor 2026
- E hënë dhe e enjte, 19:00–20:30 (ora e Tiranës)
- Live në Zoom · 4 javë, 8 seanca
- Fillestar
Çfarë do të mësosh
4 javë, 8 seanca, një rezultat i vërtetë
Dy seanca live në javë, me ushtrime në seancë dhe një rezultat konkret në fund të çdo jave.
- 1
Java 1
Si i flet AI-së që të të kuptojë
- ChatGPT, Claude dhe Gemini: çfarë bën mirë secili
- Prompt i qartë: roli, konteksti, formati
- Ku gabon AI-ja dhe si e kontrollon
- Çfarë të dhënash nuk i jep kurrë AI-së
Rezultati i javës: Prompt-et e tua bazë dhe rregullat e tua për të dhënat e punës. - 2
Java 2
Emaile dhe dokumente
- Emaile në shqip dhe anglisht, me tonin e duhur
- Përmbledhje të dokumenteve dhe kontratave të gjata
- Shkresa, oferta dhe procesverbale nga shënimet e tua
- Përkthime që tingëllojnë natyrshëm
Rezultati i javës: Shabllone për emailet dhe dokumentet që shkruan më shpesh. - 3
Java 3
Kërkim dhe analizë
- Kërkim me burime: ChatGPT, Gemini, Perplexity
- Si i verifikon faktet dhe burimet
- Pyetje mbi PDF, tabela dhe raporte
- Krahasime ofertash dhe furnitorësh
Rezultati i javës: Një kërkim i plotë për një çështje të punës tënde, me burime të kontrolluara. - 4
Java 4
Prezantime dhe rutina jote me AI
- Nga ideja te prezantimi: strukturë, tekst, imazhe
- Asistentë të ruajtur: GPTs, Projects në Claude, Gems
- Cilat detyra ia lë AI-së dhe cilat jo
- Projekti final dhe prezantimi para grupit
Rezultati i javës: Një asistent i personalizuar për detyrat e tua dhe një prezantim i gatshëm.
Çfarë merr
Gjithçka që të duhet për ta çuar deri në fund
8 seanca live në Zoom
Mëson me instruktorin në kohë reale, në grup të vogël, dhe pyet sa herë që ngec.
Regjistrimi i çdo seance
Nëse humbet një seancë, e shikon më vonë në pionier.al, sa herë të duash.
Libër me prompt-e në shqip
Prompt-e të testuara për emaile, dokumente, kërkime dhe prezantime.
Shabllone dhe ushtrime
Dokumente shembull me situata pune shqiptare, gati për t'u provuar.
Grup në WhatsApp ose Telegram
Për pyetje mes seancave, me pjesëmarrësit e tjerë dhe me instruktorin.
3 muaj qasje në bibliotekë
Kurset e regjistruara të pionier.al, me ushtrime që i zgjidh në shfletues.
Në fund të kursit
Del nga kursi me një asistent AI të personalizuar për punën tënde, shabllone për emailet dhe dokumentet që shkruan çdo javë, dhe një mënyrë të qartë për të kontrolluar çfarë të jep AI-ja.
Për kë është
Për ata që duan ta përdorin AI-në në punë, jo vetëm ta provojnë
Punonjës zyre
Emaile, raporte dhe shkresa që sot të hanë gjysmën e ditës.
Pronarë biznesesh të vegjël
Oferta, përgjigje klientëve dhe tekste për rrjetet sociale.
Administratë dhe financë
Përmbledhje dokumentesh, procesverbale dhe tabela.
Shitje dhe shërbim klienti
Përgjigje të shpejta e të sakta, me tonin e duhur.
Mësues dhe studentë
Materiale, përmbledhje dhe kërkime me burime të kontrolluara.
Diaspora
Punë në shqip, anglisht, gjermanisht ose italisht me të njëjtat mjete.
Çfarë të duhet para se të fillosh
- Nuk të duhet asnjë njohuri teknike.
- Një laptop ose kompjuter me internet. Telefoni mjafton për ushtrime, jo për seancat.
- Llogari falas në ChatGPT, Claude ose Gemini. I hapim bashkë në seancën e parë.
Çmimi
Një pagesë, pa abonim
Çmimi i themelimit · deri më 16 nëntor
€89
rreth 8 100 lekë
Për ata që rezervojnë herët.
Çmimi i rregullt · nga 17 nëntor
€119
rreth 10 800 lekë
Pas datës së themelimit, deri sa të mbushet grupi.
Paguan me linkun e Pago-s (me kartë) ose me transfertë bankare. Çmimi në lekë është i përafërt. Fatura për kompani me kërkesë. Rimbursim i plotë deri 48 orë pas seancës së parë.
Instruktori
Henry Rroga
Henry Rroga · pionier.al
Drejton të 8 seancat live në Zoom dhe u përgjigjet pyetjeve në grup.
Pyetje
Pyetjet që na bëjnë më shpesh
A më duhet ChatGPT Plus ose ndonjë abonim me pagesë?
Jo. Kursi bëhet me versionet falas. Kur një funksion gjendet vetëm në versionin me pagesë, e themi qartë dhe tregojmë alternativën falas.
Nuk jam i mirë me teknologjinë. A është për mua?
Po. Ky është kursi më i hapur i Pionier: fillojmë nga hapja e llogarisë, dhe çdo seancë ka ushtrime që i bën bashkë me ne.
A janë të sigurta të dhënat e kompanisë?
Mëson cilat të dhëna nuk ia jep kurrë AI-së, si t'i anonimizosh dokumentet para se t'i ngarkosh dhe cilat cilësime privatësie të ndryshosh te secili mjet.
A funksionojnë këto mjete në shqip?
Po, mjaft mirë. Kursi zhvillohet në shqip dhe shembujt janë me tekste shqip. Mëson edhe si ta kontrollosh gramatikën dhe tonin e tekstit që merr.
Si bëhet pagesa?
Rezervon vendin këtu dhe merr një kod (p.sh. PX-4821). Pagesa bëhet me një link nga Pago, me kartë, ose me transfertë bankare. Te shënimi i pagesës shkruan kodin, që ta lidhim pagesën me emrin tënd. Për kompani lëshojmë faturë me kërkesë.
Po nëse humbas një seancë?
Çdo seancë regjistrohet dhe e gjen në pionier.al pas seancës. Pyetjet e tua i sjell në seancën tjetër ose në grup.
Po nëse e kuptoj që nuk është për mua?
Ke rimbursim të plotë deri 48 orë pas seancës së parë. Mjafton të na shkruash.
AI në punën e përditshme, grupi i 23 nëntor
Fillon më 23 nëntor20 vende në grup€89€119
Kurse të tjera
Mund të të interesojnë edhe këto
- Regjistrimet hapur
Excel + AI për punë
Nga të dhëna të çrregullta te raporti yt mujor në Excel, me AI si ndihmës.
- Fillon më 1 dhjetor
- 20 vende në grup
- Fillestar–mesatar4 javë · 8 seanca
€129€179Shiko kursin - Regjistrimet hapur
Claude Code për jo-programues
Ndërto mjetet e tua të brendshme dhe faqe të thjeshta web duke i përshkruar me fjalë.
- Fillon më 7 dhjetor
- 20 vende në grup
- Fillestar–mesatar4 javë · 8 seanca
€129€175Shiko kursin - Regjistrimet hapur
Automatizime me AI për biznese
Faturat, përgjigjet, raportet dhe postimet që bëhen vetë, me AI dhe mjete pa kod.
- Fillon më 11 janar
- 20 vende në grup
- Fillestar–mesatar4 javë · 8 seanca
€149€199Shiko kursin - Regjistrimet hapur
Ndërto dhe shit app-in tënd me AI
Nga ideja te një produkt live që pranon pagesa: Next.js ose Expo, Supabase dhe pagesat.
- Fillon më 18 janar
- 20 vende në grup
- Mesatar4 javë · 8 seanca
€249€335Shiko kursin
Fillon më 23 nëntor
20 vende në grup · €89€119