Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 2 nëntor 2026
Draft
Ky tekst është version paraprak dhe po rishikohet. Për çdo pyetje, na shkruaj.
Këto kushte vlejnë për kurset live të Pionier (pionier.al). Duke rezervuar një vend, i pranon. Ofruesi: [emri ligjor i subjektit, NIPT, adresa].
Rezervimi dhe pagesa
- Rezervimi të mban vendin derisa të marrësh linkun e pagesës. Vendi konfirmohet kur pagesa na arrin.
- Pagesa bëhet me link nga Pago (Rubicon sh.a.). Te shënimi i pagesës shkruan kodin e rezervimit.
- Çmimi është ai që shfaqet në faqe kur rezervon. Çmimi në lekë është i përafërt; vlen shuma te linku i pagesës.
- Fatura për kompani lëshohet me kërkesë.
Kursi
- Seancat zhvillohen live në Zoom, në datat dhe orët e shpallura. Nëse duhet të ndryshojmë një datë, të njoftojmë më parë.
- Regjistrimet dhe materialet janë për përdorimin tënd personal. Mos i shpërndaj.
- Kursi të mëson aftësi praktike; nuk garanton punë, rritje page apo të ardhura.
Rimbursimi
Shiko politikën e rimbursimit.