Pionier
Excel + AI · Bazat që të gjithë i harrojnë

Mirë se erdhe në Excel + AI

Mësimi 1 nga 33:10 minFalas

Çfarë do të mësosh, si funksionojnë ushtrimet dhe si ta përdorësh AI-në si ndihmës, jo si zëvendësues.

Video për këtë mësim vjen së shpejti

Pse ky kurs

Pothuajse çdo njoftim pune në Shqipëri kërkon "njohuri të mira të Excel". Ky kurs të çon nga bazat te raportet që kursejnë orë të tëra pune, dhe të tregon si ta përdorësh AI-në për të shkuar më shpejt.

Si funksionon çdo mësim

  1. Video e shkurtër, 3 deri në 4 minuta.
  2. Shpjegim i shkruar, me formulat gati për t'u kopjuar.
  3. Ushtrime që i zgjidh direkt këtu, në shfletues. Nuk të duhet Excel i instaluar.

Një shënim për presjet

Në disa kompjuterë me gjuhë shqip ose italisht, Excel-i i ndan argumentet me pikëpresje:

=SUM(A1;A10)

Në të tjerët me presje:

=SUM(A1,A10)

Të dyja janë e njëjta formulë. Në ushtrimet tona mund të përdorësh cilëndo.

Ushtrime

Detyra 1/2
Pyetje

Cila është mënyra më e mirë për ta përdorur AI-në kur mëson Excel?

Detyra 2/2
Pyetje

Çfarë ndodh kur zgjidh saktë një ushtrim për herë të parë?